
Keni mbet jashtë?Ne kemi zgjidhje.Servis i çelësave 24/7 në Prishtinë
Hapja e dyerve për banesa dhe vetura, kopjim i çelësave dhe ndërrim i bravave. Shërbim i saktë dhe i besueshëm, 24/7. Përvojë shumë vjeqare me zgjidhje të ndryshme.
- Hapur 24 / 7
- Prishtinë
- Ekspert të Besueshëm
Shërbimet tona kryesore
Hapje e dyerve, shumëzim të celësave, hapje të veturave, instalim dhe zëvendësim të bravave, cilindrave dhe dorëzave, si edhe furnizim me dryna sigurie për çdo nevojë.
Hapja e dyerve
Hapje dyersh për raste: keni harruar çelësat brenda, keni humbur çelësin ose në rast të dëmtimit të bravës.
Shumëzim i çelësave
Kopjim i saktë i çelësave për shtëpi dhe biznese, brenda pak minutave.
Hapja e veturave
Hapje profesionale e veturave dhe zhbllokim i dyerve.
Brava, cilindra dhe doreza
Brava, cilindra dhe doreza cilësore për të gjitha llojet e dyerve: zëvendësim, përmirësim ose instalim i ri.
Brava sigurie
Brava për dyer dhe dryna të qëndrueshëm per bicikleta, të dizajnuara për mbrojtje maksimale afatgjatë.
Telekomanda për garazh
Kopjim dhe klonim i telekomandave të garazhave kur e keni humbur ose ju duhet një rezervë.
Bateri për çelësat e veturave
Zëvendësim baterie për të gjithë çelësat elektronikë të makinave dhe telekomandat e garazhave, modele të vjetra dhe të reja.
Sistemi Master Key
Lehtësoje kontrollin e dyerve tuaja me sistemin tonë të personalizuar me çelës master per cilindra dhe dryna. Ofrojmë cilindra dhe dryna që mundësojnë hapjen e shumë dyerve me një çelës të vetëm, si për shtëpi ashtu edhe për biznese.
I zgjidhim bllokimet e derës
Ofrojmë hapjen e dyerve në situata kur janë të mshelura gabimisht dhe keni humbur çelësin.
TELEFONO PER NDIHME- 01
Të Kanë mbet Çelësat brenda?
Për rastet kur keni mbyll derën dhe keni harru çelësat brenda, ne ofrojmë shërbim të shpejtë në çdo kohë.
- 02
E keni humb çelësin?
E keni humbur çelësin dhe ju duhet hapje profesionale dere pa dëmtime, zgjidhja jemi ne.
- 03
Cilindri ose brava e prishur?
Çelësi juaj është thyer ose brava është e dëmtuar dhe dera thjesht nuk hapet. Na telefononi për ndihmë.

Siguri, cilësi dhe punë profesionale
Ekip profesional me përvojë shumëvjeqare, i pajisur me mjetet e duhura për të ofruar zgjidhje të shpejta dhe të sigurta për çdo çelës, bravë dhe derë.
- Shërbim i shpejtë, i saktë dhe i besueshëm në çdo situatë
- Pajisje moderne dhe përvojë e specializuar praktike
- Teknika për hapje dere dhe makine
- Brava dhe cilindra cilësorë për siguri të qëndrueshme
- Kopje çelësash rezervë, të humbur dhe shtesë brenda minutave
- Zgjidhje e personalizuar me sistemin Master Key për shtëpi dhe biznese
Pyetje të shpeshta
Kam harruar çelësat brenda dhe nuk mund ta hap derën. Çfarë duhet të bëj?
Ne ofrojmë shërbim 24/7 në Prishtinë për situata të tilla urgjente. Mund të na kontaktoni në çdo kohë dhe ekipi ynë profesional do të vijë shpejt për hapjen e derës.
Kerri/makina imë është mbyllur dhe çelësat kanë mbetur brenda.
Ne ofrojmë shërbim për raste kur makina është e mbyllur dhe çelësat kanë mbetur brenda. Mund të na kontaktoni në çdo kohë dhe ekipi ynë profesional do të vijë sa më shpejt që është e mundur për hapjen e makinës.
E kam thyer çelësin ose e kam humbur. Çka duhet të bëj?
Ne ofrojmë shërbim 24/7 në Prishtinë për raste kur çelësi është thyer ose është humbur. Mund të na kontaktoni në çdo kohë dhe ekipi ynë profesional do të vijë shpejt për të ofruar zgjidhjen e nevojshme.
Dua ta ndërroj cilindrin, bravën ose dorezën. A ofroni zgjidhje?
Ne e ofrojmë ndërrimin e cilindrave, bravave dhe dorezave. Mund të na kontaktoni në çdo kohë dhe ekipi ynë i specializuar do të vijë shpejt për të kryer ndërhyrjen në mënyrë efikase dhe të sigurt.
A mund të ndërrohet vetëm cilindri pa ndërruar gjithë bravën?
Po, në shumicën e rasteve është e mundur të ndërrohet vetëm cilindri, pa pasur nevojë të ndërrohet e gjithë brava. Kjo është një zgjidhje praktike dhe efektive, veçanërisht kur çelësi është humbur ose kur dëshironi të rrisni sigurinë. Ne ofrojmë këtë shërbim 24/7 në Prishtinë, duke siguruar zëvendësim të shpejtë dhe të përshtatshëm sipas nevojës suaj.
A personalizoni vula? Nëse po, cilat informata ju nevojiten?
Po, ne personalizojmë vula për biznese dhe individë. Dokumentet që na nevojiten janë certifikata e ARBK-së dhe letërnjoftimi i pronarit të biznesit.
A ofroni çipa ose karta të aksesit për ashensor/lift dhe a mund t’i shumëzoni ato?
Po, ne ofrojmë çipa dhe karta të aksesit për ashensor/lift, si dhe shërbim për shumëzimin e tyre. Për realizimin e shërbimit, zakonisht nevojitet një çip ose kartë ekzistuese për kopjim. Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni dhe do t’ju udhëzojmë sipas rastit.
A ofroni pajisje hidraulike për mbylljen automatike të dyerve?
Po, ne ofrojmë pajisje hidraulike për dyer të shtëpive, apartamenteve dhe bizneseve. Mund të na kontaktoni për ndërhyrje të ndryshme, si riparime, zëvendësime dhe mirëmbajtje.
A keni ndonjë pyetje tjetër?
Na kontaktoni në numrin e telefonit.
Ju duhet servis i çelësave?
Na telefononi në çdo kohë, 24/7. Mundohemi të ofrojmë zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur.
Lokacioni
Rruga Agim Ramadani No:249, Prishtinë 10000
Telefoni
+383 45 890 071
Orari
Hapur 24 orë · 7 ditë në javë
