FAQ

Pyetje të shpeshta

Kam harruar çelësat brenda dhe nuk mund ta hap derën. Çfarë duhet të bëj?

Ne ofrojmë shërbim 24/7 në Prishtinë për situata të tilla urgjente. Mund të na kontaktoni në çdo kohë dhe ekipi ynë profesional do të vijë shpejt për hapjen e derës.

Kerri/makina imë është mbyllur dhe çelësat kanë mbetur brenda.

Ne ofrojmë shërbim për raste kur makina është e mbyllur dhe çelësat kanë mbetur brenda. Mund të na kontaktoni në çdo kohë dhe ekipi ynë profesional do të vijë sa më shpejt që është e mundur për hapjen e makinës.

E kam thyer çelësin ose e kam humbur. Çka duhet të bëj?

Ne ofrojmë shërbim 24/7 në Prishtinë për raste kur çelësi është thyer ose është humbur. Mund të na kontaktoni në çdo kohë dhe ekipi ynë profesional do të vijë shpejt për të ofruar zgjidhjen e nevojshme.

Dua ta ndërroj cilindrin, bravën ose dorezën. A ofroni zgjidhje?

Ne e ofrojmë ndërrimin e cilindrave, bravave dhe dorezave. Mund të na kontaktoni në çdo kohë dhe ekipi ynë i specializuar do të vijë shpejt për të kryer ndërhyrjen në mënyrë efikase dhe të sigurt.

A mund të ndërrohet vetëm cilindri pa ndërruar gjithë bravën?

Po, në shumicën e rasteve është e mundur të ndërrohet vetëm cilindri, pa pasur nevojë të ndërrohet e gjithë brava. Kjo është një zgjidhje praktike dhe efektive, veçanërisht kur çelësi është humbur ose kur dëshironi të rrisni sigurinë. Ne ofrojmë këtë shërbim 24/7 në Prishtinë, duke siguruar zëvendësim të shpejtë dhe të përshtatshëm sipas nevojës suaj.

A personalizoni vula? Nëse po, cilat informata ju nevojiten?

Po, ne personalizojmë vula për biznese dhe individë. Dokumentet që na nevojiten janë certifikata e ARBK-së dhe letërnjoftimi i pronarit të biznesit.

A ofroni çipa ose karta të aksesit për ashensor/lift dhe a mund t’i shumëzoni ato?

Po, ne ofrojmë çipa dhe karta të aksesit për ashensor/lift, si dhe shërbim për shumëzimin e tyre. Për realizimin e shërbimit, zakonisht nevojitet një çip ose kartë ekzistuese për kopjim. Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni dhe do t’ju udhëzojmë sipas rastit.

A ofroni pajisje hidraulike për mbylljen automatike të dyerve?

Po, ne ofrojmë pajisje hidraulike për dyer të shtëpive, apartamenteve dhe bizneseve. Mund të na kontaktoni për ndërhyrje të ndryshme, si riparime, zëvendësime dhe mirëmbajtje.

A keni ndonjë pyetje tjetër?

Na kontaktoni në numrin e telefonit.

Telefono 24/7
Na kontaktoni

Ju duhet servis i çelësave?

Na telefononi në çdo kohë, 24/7. Mundohemi të ofrojmë zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur.