Shumëzim/Duplikim i çelësave në Prishtinë
A keni nevojë për qelsa rezervë të shtëpisë/banesës? Eka Key ofron shumëzimin e tyre mbrenda pak minutave në Prishtinë.
Shumëzim kurdo që keni nevojë
Shumëzojmë çelësa për shtëpi dhe lokale. Krejt çka na duhet është një çelës ekzistues. Nëse nuk e keni asnjë çelës, ofrojmë zgjidhje për ndërrimin e cilindrit duke ju pajisur me çelësa të ri.
Çelësa për dyer me siguri të lartë
Shumë dyer në Prishtinë përdorin çelësa me siguri më të lartë ose standard europian që kërkojnë precizitet për kopjim. Eka Key përdor pajisje profesionale për prerjen e çelësave në mënyrë kualitative.
Shumëzim i shumë çelësave për familje apo biznese
Kurseni kohë duke bërë të gjithë çelësat rezervë përnjëherë. Qoftë se po vendoseni në një shtëpi të re, po menaxhoni banesa me qira, apo po u shpërndani çelësa gjithë stafit, ne mund t'ju shumëzojmë shpejt grupe të tëra çelësash derisa prisni në lokalin tonë.
